10:38 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / AR

Begaj takon paraardhësit e tij, sot bisedon me Topin, Mejdanin dhe Moisiun

Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj do të takohet sot me tre ish-presidentë të Republikës.

Në Pallatin e Brigadave, Begaj do të ketë një bshkëbisedim, ku me siguri do të dëgjojë këshilla për drejtimin e shtetit nag Alfred Moisu, Bamir Topi dhe Rexhep Mejdani. Takimi pritet të nisë në orën 10:00.

Bajram Begaj është zgjedhur si presidenti i nëntë i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.