Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas protestës madhore që u bë sot në Tiranë, kundër Gjykatës Speciale.
Gjatë protestës u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë, teksa presidenti shqiptar u shpreh se UÇK-ja është krenari e historisë kombëtare, shkruan IndeksOnline.
“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës.
Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare.
Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi” shkroi Begaj, duke shpërndarë fotografi të protestës.
UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) October 17, 2025
Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare.
Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi. pic.twitter.com/Qkv1eUgEya