75 Mall Live Search
16:27 / E Premte, 05 Janar 2024 / MSH

Begaj uron Berishën: Moment historik për komunitetin shqiptar në ShBA

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, uron Violeta Berishën për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairview, New Jersey.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i pari i shtetit shqiptar shprehet se ky është një moment historik jo vetëm për Berishën, por edhe për komunitetin shqiptar në ShBA.

“Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, u shpreh mes tjerash presidenti Begaj.