75 Mall Live Search
09:54 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / Blerim

Begolli flet për Ibrahimovicin dhe tregon formacionin e përshtatshëm të Kosovës!

Nesër Kombëtaren e Kosovës e pret një përballje e vështirë.

‘Dardanët’ e presin Suedinë në ‘Fadil Vokrri’ për të zhvilluar ndeshjen e rëndësishme për parakualifikuese e Kupës së Botës, Katar 2022, shkruan IndeksOnline

Trajneri Challandes do të mendojë për formacionin më të mirë për këtë sfidë që nis nga ora 20:45.

Për të njohur më shumë se duhet të shkojë kjo ndeshje, si të mbulohet sulmuesi Ibrahimovic dhe cili duhet të jetë formacioni më i mirë, IndeksOnline ka biseduar me njohësin e futbollit në vendin tonë, Granit Begollin.

Begolli, fillimisht foli se si duhet Kosova t’i qaset Suedisë nesër.

“Ndeshje shumë e rëndësishme për të përcaktuar ecurin në kualifikueset botërore, edhe barazimi për ne është pozitiv, duke e parë kundërshtari shumë të vështirë me ekip shumë cilësor”, tha fillimisht Begolli.

Ai tregoi se ku duhet të jetë i fokusuar Challandes dhe se si duhet të jetë Kosova në fazën e mbrojtjes.

“Mendoj se Challandes duhet të fokusohet në aspektin defanziv, ku duhet të mbrohemi mirë si skuadër, sepse kemi mungesa te theksuara dhe duhet një sakrificë e tërë e skuadrës në aspektin defanziv”.

“Në mbrojtje zgjedhjet janë të limituara, por nëse Vojvoda praqitet në qendër, kjo është një problem me neve nëse ai luan me Fidanin, ai do të ketë shumë të vështirë për shkak se luan për herë të parë të dy bashkë në qendër të mbrojtjes”, tha ai.

Ish-drejtori i Prishtinës foli edhe për Ibrahimovicin dhe tregojë për rreshtimin e ‘Dardanëve’.

“Ibra, po flasim për një sulmues që ka shënuar 500 gola në karrierë, shifrat flasin shumë për të. Ne duhet ta mbajmë atë sa ma larg dhe ta detyrojmë që të mos pranoj topa në zonat e rrezikshme, sepse Ibra di të asistoj dhe shënoj shumë mirë”.

“E sa i përket formacionit, nuk mund ta definoj një 11-she, për shkak se në mbrojtje ka dilema dhe nuk e di nëse me lejohet. Por, sigurisht se në sulm do të jenë, Muriqi, Zeneli e Rashica, të mbështetur nga Celina, Berisha dhe Kryeziu. Ndërsa Ujkani do të jetë në portë”, tha Begolli.

Kujtojmë se Kosovën e pret edhe një ndeshje e vështirë ajo ndaj Spanjës me 31 mars në Sevilje./IndeksOnline/