Begolli me kritika të ashpëra për Fodan: Turpërues vendimi ndaj Visar Bekaj

Trajneri dhe analisti i njohur kosovar, Granit Begolli ka reaguar ndaj vendimit të selektorit të Kosovës, Franco Foda, i cili nuk nuk i ka dhënë mundësinë të luaj portierit Visar Bekaj, në ndeshjen e sotme ndaj Lituanisë.
Bekaj i cili ndeshjen e kaluar ndaj Qipros ishte titullar pas përjashtimit të Aro Muric, sot nuk është në formacionin startues, pasi Foda ka vendosur që portier në këtë ndeshje të jëtë. Amir Sapi, shkruan IndeksOnline.
Begolli ka thënë se ky vendim i teknikut gjerman nuk është as taktik e as profesinal, por turpërues, pasi sipas tij Visar Bekaj po luan vetëm kur skuadra ka nevojë e jo kur e meriton.
”Mos paraqitja në përbërjen startuese e Visar Bekajt është një zgjedhje që nuk ka të bëjë as me taktikën, as me shijen, as me profesionalizmin. Turpërues vendimi i Franco Fodas! Një portier që tash ka 1 javë në kombëtare të bëhet zgjedhja e parë, para një tjetri që vjen nga një fitore 0:4. Kjo po i bjen, prit Visar, të kemi veç kur kemi nevojë – e kur e meriton, ne bëjmë eksperiemente!”, ka shkruar Begolli./IndeksOnline/
