75 Mall Live Search
13:07 / E Premte, 31 Maj 2024 / G T

Behar Maliqi i “var” këpucët në mur: Kam përjetuar momente të paharrueshme

Behar Maliqi tashmë e ka fituar epitetin e një legjende të futbollit kosovar.

Maliqi përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar largimin nga futbolli aktiv, shkruan Indeksonline

Ai do të jetë i pranishëm në ndeshjen e nesërme mmidis Feronikelit 74 dhe Prishtinës së Re, finale a barazhit për futje në Superligën e Kosovës.

Për Maliqin kjo do të jetë ndeshja e fundit edhe pse nuk mund të luaj për shkak të lëndimit që e ka tashë e disa muajë.

“Gjatë kësaj periudhe si lojtar aktiv, kam fituar shumë. Kam përjetuar momente të paharrueshme, kam krijuar miqësi të shumta dhe kujtime që do t’i mbaj mend gjithmonë. Veshja e fanellës së përfaqësueses së Kosovës, ishte një ndër arritjet më të mëdha, ishte nder dhe privilegj që të përfaqësoje vendin tim”, shkruhet në njoftimin e Behar Maliqit

37-vjeçari luajti me skuadrat e njohura në futbollin shqiptar, si: Prishtina, Partizani, Feronikeli, Llapi dhe Malisheva./Indeksonline/