20:42 / E Shtunë, 07 Gusht 2021 / OSH

Behar Neziri i bashkohet Kosovës U19

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se futbollisti Behar Neziri ka zgjedhur të luajë për Kosovën.

Mesfushori kosovar aktualisht luan për “FC Bayern Munich U19”.

Ai u shpreh i lumtur për ftesën që ka marrë dhe pohoi se është në formë të mirë dhe i gatshëm që t’i bashkohet Dardanëve.

Me këtë vendim, 18 vjeçari zyrtarisht do të jetë një tjetër futbollist i talentuar i cili do e përfaqësojë Kombëtaren U19 të Kosovës.