75 Mall Live Search
22:42 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / Blerim

Behare Maksutaj zgjedhet ‘Miss Shqiptarja në botë 2020”

Është mbajtur nata finale e edicionit garues ‘Miss Shqiptarja në botë 2020’.

E para që u zgjodh në këtë event është vajza Behare Maksutaj, bukuroshja nga Deçani e cila jeton në Zvicër, shkruan Indeksonline.

Eventi i organizuar nga ‘Gecjan Group’, u transmetua ekskluzivisht çdo të diele në ekranet e radiotelevizionit 21 dhe në të morën pjesë vajza shqiptare nga e gjithë bota.

Beharja u zgjodh edhe ‘Miss Eleganca’ në mesin e 31 vajzave sa ishin në finale./Indeksonline/