Behari luan me lojtarë të rinj, mposhtet 14:0 në Ligën e Dytë në Kosovë

Skuadra e Beharit është duke luajtur me lojtarë të rinj në Ligën e Dytë të futbollit kosovar.
Sot, kjo skuadër pësoi humbje të thellë 14:0 ndaj Prizrenit, shkruan Indeksonline

Ditë më parë skuadra mori vendimin për të luajtur në ligë edhe pse me shumë probleme financiare, vetëm për të mos e prishur imazhin e ligës.
Prizreni me fitoren e thellë shkon në kuotën e 33 pikëve në pozitën e parë. Kurse Behari mbetët në pozitën e fundit me vetëm 4 pikë në 14 xhiro./Indeksonline/