75 Mall Live Search
09:35 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / L A

Bëhen 7 vjet nga vdekja e futbollistit Emiliano Sala

21 janari i vitit 2019 ishte një nga ditët më tragjike të botës së futbollit.

Kjo pasi që në këtë ditë vdiq sulmuesi argjentinas, Emiliano Sala, pas një aksidenti me aeroplan, së bashku me pilotin David Ibbotson.

Sala, ishte duke udhëtuar drejt Uellsit, për t’ju bashkuar Cardiff Cityt nga Nantesi dhe kishte synuar të nisej po në atë datë për të filluar menjëherë stërvitjen.

Trupi i futbollistit më pas ishte gjetur më 7 shkurt, të atij viti pas kërkimeve të vazhdueshme nga policia britanike./IndeksOnline/