75 Mall Live Search
21:39 / E Enjte, 05 Mars 2026 / B XH

Bëhen bashkë Alba Pollozhani e Olsa Muhameti

Ditë më parë ka përfunduar edhe edicioni i katër i Big Brother Vip Kosova 4.

E pa kaluar ende një javë nga përfundimi i këtij edicioni, Alba Pollozhani ka publikuar një fotografi ku shfaqet në krah të producentës së BBVK Olsa Muhameti.

Ka qenë ish-banorja që ka publikuar një fotografi krah producentes të Big Brother.

“Ne e dimë që ju e dini që ju duam shumë”, ka shkruar ajo duke cituar moderatorin Alaudin Hamiti.

Alba ndërkaq e ka lënë Big Brother-in në gjysmë pasi ndodhej në një gjendje të rënduar emocionale.

Ajo po atë ditë kërkoi që të mbulohej, si një gjë që e kishte menduar moti.

Sidoqoftë, plani i saj nuk u realizua brenda e as jashtë formatit të lartpërmendur.

Mbetet për t’u parë se çfarë po kurdisin dyshja apo nëse thjesht janë takuar si mikesha.