14:36 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / A. M.

Bëhen bashkë fëmijët e dëshmorëve në Ferizaj, grumbullojnë para për ish-ushtarin e UÇK-së

Humanisti i njohur, Agon Zhinipotoku së bashku me fëmijët e dëshmorëve nga Ferizaj, janë duke tubuar para për ish-ushtarin e UCK-së, Hesat Limanin.

“Me djemtë e dëshmorëve bëhemi bashkë që ish-ushtarit të UÇK-së Hesat Limani t’ia grumbullojmë 50 mijë euro për shërim

Ditë e madhe sot, a ka më mirë se kur djemtë e dëshmorëve trasojnë rrugën e baballarëve për ta ndihmuar shokun e babait të tyre në luftë, i cili ka nevojë për ndihmën e secilit prej nesh.

Së bashku me: Festim Kaçiku (djali i Komandant Ahmet Kaçikut), Kosovar Azemi (djali i Nijazi Azemi-Komandant Mjekrra), Advan Beka ( djali i  Naim Beka-Komandant Sokolit) Alban Osmani ( djali i dëshmorit Qamil Osmani) Arbër Sejdiu (djali i dëshmorit Sejdi Sejdiu) dhe i autorizuari i familjes Limani, për të cilin jemi bërë bashkë.

Shihemi nesër në sheshin e qytetit të Ferizajt, ku fillon ky aksion humanitar e shpresojmë se do ta mbyllim shumë shpejt.

Zoti na ndihmoftë, e shëroftë ushtarin e Lirisë Hesat Limani dhe i shpërbleftë të gjithë ata që na ndihmojnë”, ka shkruar ai në Facebook.