Bëhen bashkë Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë, tryezë për bashkëpunim!

Deputetë nga Kosova dhe Shqipëria janë bërë së bashku sot në Tiranë.
Qëllimi i këtij bashkimi ishte mbajtja e tryezës së kryetarëve të komisioneve parlamentare të dy legjislativeve të shteteve përkatëse.
Ndër të tjera, aty po diskutohet për fushë-veprimtarinë e Komisioneve Parlamentare dhe për fushat prioritare të bashkëpunimit.

Kujtojmë se takime të tilla po ndodhin për herë të parë, transmeton Indeksonline

Kosova përfaqësohet nga 13 deputetë dhe zyrtarë të tjerë.
“Armend Muja, Rrezarta Krasniqi, Haki Abazi, Hykmete Bajrami, Ganimete Musliu, Enver Dugolli, Fitore Pacolli-Dalipi, Doarsa Kica-Xhelili, Ardian Gola, Ferat Shala, Fatmire Kollçaku”.
Ndërsa, Fehmi Hyseni dhe Nur Çeku, nga stafi zyrtar i Kuvendit të Kosovës.