Bëhen bashkë shqiptari, serbi dhe greku, publikojnë një këngë të quajtur Josko Gvardiol

I njohur për këngën “Business”, reperi shqiptar Klaudio Dhespo ose ndryshe “Toquel” është bërë e një projekti jo të zakonshëm.
Ai ka bashkëpunuar me këngëtarin serb, Mihajlo Veruovic dhe artistin grek, Snik për një projekt muzikor.
Kënga e publikuar mbanë titullin Josko Gvardiol, emrin e futbollistit kroat të Manchester Cityt.
Ndër të tjera, në tekstin e këngës thuhet se jemi një forcë në fushë si Josko Gvardiol.
Kënga ka marrë vetëm 11 mijë klikime në Youtube brenda 5 ditëve./Indeksonline/