75 Mall Live Search
20:10 / E Martë, 17 Qershor 2025 / MSH

Bëhen bashkë vëllezërit Aliu

Mozzik dhe Getinjo janë bërë bashkë.

Krahas angazhimeve personale, vëllezërit kanë gjetur kohë të kthehen te rrënjët – familja, shkruan IndeksOnline.

Të dy duken të lumtur, në portretin e përbashkët që kanë publikuar në Instagram Story.

Dyshen i ka bërë bashkë ditëlindja e gjyshit të tyre, që dëshmon se sa të çmueshme janë festat dhe ditëlindjet në familjen Aliu.