Bëhen gati për dasëm, ja si duket Dua Lipa dhe familja e saj
Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare në skenën muzikore botërore, duke zënë vende të rëndësishme nëpër top-listat gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.
Me këngët e saj ajo ka arritur të bëjë për vete miliona fansa në gjithë botën, duke mos hezituar në asnjë moment të pranojë hapur origjinën e saj si dhe të ndihmojë me sa ka pasur mundësi në zhvillimin e muzikës në Kosovë.
Së fundmi ajo është riaktivizuar në llogarinë e saj në Instagram, duke publikuar një fotografi përkrah familjes së saj, ku motra e saj Anesa ka shkruar: “Rrugës për në dasëm”, duke lënë të kuptohet se ata ishin të ftuar në ndonjë organizim dasme.
Aty Dua shihet me prindërit, motrat Anesën dhe Rinën si dhe vëllain e vogël Gjinin. /Indeksonline/


