Bëhen gjashtë trajnerë spanjollë në Premierligë, Leeds arrin marrëveshjen me Gracian

Javi Gracia do të shpallet si trajner i Leeds United për pjesën e mbetur të sezonit.
Gracia do të jetë trajneri i gjashtë spanjollë në Premierligë pas Unai Emery (Aston Villa); Julen Lopetegui (Wolves; Mikel Arteta (Arsenal); Pep Guardiola (City) dhe trajneri aktual i përkohshëm i Southampton, Rubén Sellés.

Trajneri spanjoll merr skuadrën e vendosur në pozicionin e parafundit, me 19 pikë të tubuara.
Debutimi i Gracia do të jetë kundër Southampton-it./Indeksonline/