Bëhen homazhe në 25-vjetorin e masakrës së Izbicës
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/03/433265734_1024334099265097_8773609915776154982_n.jpg)
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka bërë homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Izbicës.
Nura në facebook ka shkruar se pikërisht kjo masakër, është një nga dëshmitë më të forta të përpjekjes serbe për shfarosjen e popullit shqiptar të Kosovës.
“U qofshim fal të gjithë atyre që nuk kursyen jetën për Kosovën tonë”, ka shkruar ndër të tjera ai.