Abdixhiku pas homazheve te varri i Rugovës në 36- vjetorin e LDK-së: Me krenari vazhdojmë rrugëtimin politik drejt së ardhmes
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 36-vjetorin e themelimit të LDK-së.
Abdixhiku tha se sot kujtohet lëvizja më e madhe kombëtare për liri, pavarësi e demokraci.
“LDK-ja nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, përderisa programi politik i saj, u shndërrua në projekt kombëtar të popullit të Kosovës. Projekt, i cili kulmoi me shtetin tonë, republikën tonë”, deklaroi ai para mediave.

