09:54 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / OSH

Bëhen ‘llom’ mes vete 6 gjakovarë, në mesin e tyre edhe 2 vajza

Mbrëmë rreth orës 22:00 në komunën e Gjakovës ka ndodhur një rrahje.

Sipas policisë së Kosovës, katër meshkuj dhe dy vajza, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, dhe iu është ofruar tretman mjekësor.

Katër meshkujt janë arrestuar ndërsa, dy vajzat janë liruar në procedurë të rregullt.

Foto ilustrim