22:26 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Bëhen “prrallë” bilbilat e Kosovës, shfaqin raportet e tyre në rrjetet sociale

Një projekt i ngjashëm muzikor ka bërë që emrat më të njohur të muzikës popullore në vend, Motrat Mustafa dhe Shyhrete Behluli ti prishin raportet e madje edhe të bëjnë drama përmes mediave sociale duke drejtuar akuza të një pas njëshme ndaj njëra-tjetrës.

Fillimisht ishin Motrat Mustafa ato që e akuzuan Shyhreten Behlulin për vjedhjen e idesë për këngën e fundit kushtuar nënës, shkruan Indeksonline.

Nuk vonoj edhe reagimi i Shyhrete e cila i quajti shpifje të gjitha ato që kishin deklaruar Motrat Mustafa, madje ajo u shpreh se tashmë nuk ka mbetur as shoqëri mes tyre.

E pas kësaj deklarate të Shyhretes, përmes një statusi në ‘Facebook’ ka reaguar edhe njëra nga Motrat Mustafa, Sahidja duke ia rikujtuar edhe konfliktin që Shyhretja kishte vite më parë me Shkurt Fejzën./Indeksonline/.

Statusi i saj i plotë pa ndërhyrje:

Sa me kenaqesi e tregon nje histori qe e din me mire Shyretja se te gjith ne, nje realitet qe po i dhemb shume.
Nje rrug i mbetet, ose me dal me then tverteten qe e pat shume te veshtire, zgjodhi gjithqka ne favor te vetin, sepse askush nuk e pranon fajin…
Nje gje me befasoi shume, a i kerkoi falje Shkurte Fejzes qe kjo eshte fajtore. Ata qe shpifin se kan problem me te bo edhe shpifse se e verteta dhemb po eshte e vertete . Tani po e kuptoj Shkurten pse zgjodhi heshtjen,se me njerz te tille me e mire heshtja . 
Shyretja e kuptoj realitetin dhe kjo e paska vra shume, per kete aryse doli me nje deklarat jo modeste,jo njerzore,edhe shume zhgenjyese.
Un e tregova ni gje te vertete sepse nuk di ndryshe. Nuk ka me mire ne kete jete se me pas ndergjegjjen e qet.
Sinqeriteti eshte gjeja me çmuar e imja dhe e familjes time andaj kto gjera kalojn e ju meritoni veq keng te mira te zemres..Me urrejtjen qe ajo foli flasin vetem ata qe kan urrejtje mbrenda vetes . As edhe nje gje nuk e tha te vertet ,po jam shume e qet kur e di qe edhe ajo e din cila eshte e verteta. 
Tha me kerku falje, un smundem me thon me na kerku falje ajo ,se ne jemi shume te reja kunder moshes te saj. Vetem respekt per moshen qe e ka…

E ju miq, e ndajta me ju ket shkrim si e ndajta shume muaj me par kete tem te kesaj kenge qe u prit fal jush shume mire dhe ju falemderojme pa fund. Me respekt, Sahide Mustafa!