Bëhen virale pamjet e Trumpit, teksa i ngrit gishtin e mesëm një personi
Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur presidentin e SHBA-së, Donald Trump, pasi ai i ngriti gishtin e mesit një personi që e ngacmoi me fjalë.
Rasti ndodhi gjatë vizitës së presidentit amerikan, në fabrikën e Ford-it, në Detroit, transmeton IndeksOnline.
Pamjet e incidentit, të publikuara nga TMZ-ja, tregojnë Trumpin duke iu përgjigjur një burri që i bërtiti nga larg.
Shtëpia e Bardhë tha: “Një i çmendur po bërtiste me tërbim fjalë të pista në një shpërthim të plotë të tërbimit, dhe Presidenti dha një përgjigje të përshtatshme dhe të qartë.”
Sindikata “United Auto Workers” tha për CBS se personi që bëri bujë është pezulluar nga Ford-i.
Brenda 24 orëve nga incidenti, dy faqe të ndara donacionesh kanë grumbulluar gati 700 mijë dollarë për personin e pushuar.
Një zëdhënës i Ford-it tha për CBS: “Një nga vlerat tona thelbësore është respekti dhe ne nuk e tolerojmë askënd që thotë diçka të papërshtatshme si kjo brenda ambienteve tona.”
Sipas titrave të siguruara nga TMZ, personi që e ngacmoi e quajti Trumpin një “mbrojtës të pedofilëve”.
#EXCLUSIVE 😳 President Trump was filmed flipping off a Ford worker who yelled "pedophile protector" at him. https://t.co/m5nLYtWxxT pic.twitter.com/512zEYV6WC
— TMZ (@TMZ) January 13, 2026

