75 Mall Live Search
08:56 / E Premte, 03 Korrik 2026 / L A

Bëhet 1 vit nga vdekja tragjike e Diogo Jotas dhe vëllait të tij

3 korriku është padyshim një nga datat më tragjike të botës së futbollit.

Kjo për shkak të vdekjes së yllit të Liverpoolit, Diogo Jota dhe e vëllait të tij Andre Silva, pas një aksidenti të rëndë në Spanjë që ndodhi një vit më parë.

Nderimet ende vazhdojnë të bëhen në çdo ngjarje, me kombëtaren e tij që kanë vendosur të mbajnë shiritët për gjatë tërë Botërorit si dhe klubi i tij që i ndërtoi një memorial jashtë stadiumit “Anfield”.

Portugalia, arriti të fitonte ndeshjen ndaj Kroacisë 2-1 dhe siguruan kualifikimin në 1/8-tat, duke ia dedikuar fitoren atij në njëvjetorin e vdekjes.

Jota, kurrë nuk kishte arritur të luante në Botëror pasi që në vitin 2022 mungoi për shkak të një lëndimi që kishte pësuar./IndeksOnline/