75 Mall Live Search
08:06 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / OSH

Bëhet deputet i Kuvendit të Malit të Zi, por po synon të bëhet edhe kryetar i Ulqinit

Edhe zyrtarisht sot kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Malin e Zi Mehmet Zenka, nisë ushtrimin e funksionit të deputetit në Parlamentin e këtij shteti.

Ai po zëvendëson ish deputetin Fatmir Gjeka, tash ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Popujve Pakicë në Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga shqiptari Dritan Abazi.

Deputeti Zenka, thotë se UDSh-ja nga zgjedhjet e 27 marsit në Ulqin doli të jetë subjekti më i madh.

Sipas tij Ulqini duhet të udhëhiqet nga përfaqësues të subjekteve nacionale.

Ai po pretendon se në bazë të rezultateve UDSH-së i takon posti i kryetarit të Ulqinit me 6 këshilltarë në bashkqeverisje me Forcën me 6 këshilltarë dhe DPS-në me 5 (17 deputetë).  

Javën tjeter pritet konstituimi i Asambles Komunale dhe pastaj edhe zgjedhjes se kryetarit.

“Ulqini ka nevoj për kryesi e cila do t’i mbroj interesat e qytereve te saj. Ulqini duhet të udhëhiqet nga partitë nacionale shqiptare dhe është detyrë me mbrojtë intersat e Ulqinit”, tha Mehmet Zenka.

Në zgjedhjet lokale kanë marrë pjesë pesë lista prej tyre tyre dy ishin nacionale shqiptare, kurse tjerat i kanë përfaqësues nga listat qytetare.

1. Koalicioni UDSH-LDMZ fitoi 6 mandate.

2. Mali i Zi Demokratik ka fituar 2 mandate.

3. Koalicioni “Fillim i ri” – URA,PD,ASH,SD,PSD ka marr 14 mandate.

4. FORCA ka fituar 6 mandate.

5. Koalicioni PDS-Partia Boshnjake ka marr 5 mandate.

Ky është rezultati i zgjedhjeve për 33 këshilltarë sa do të ketë asambleja komunale e Ulqinit.

Por si duket tashmë ka edhe një marrëveshje dhe dihet se kush do të jetë kryetar javën tjetër.