Bëhet dezinsektimi hapësinorë në Prishtinë

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka bërë të ditur se momentalisht janë duke u dezinsektuar hapësirat në këtë komunë, shkruan IndeksOnline.
“ Krahas luftës me Covid-19, sot dita e 5-të e fazës së parë e dezinsektimit hapsinorë në Komunën e Prishtinës”, ka thënë ai.
Ndryshe komuna e Prishtinës ka dezinfektuar dhe dezinsektuar hapësirat që nga fillimi i pandemisë.
Momentalisht në komunën e Prishtinës janë 15 raste aktive me koronavirus, në gjendje të mirë shëndetësore./IndeksOnline/