15:26 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Bëhet e ditur data kur Dua Lipa do të performojë në Prishtinë (Foto)

Tashmë është bërë e ditur edhe data se kur do të mbahet festivali Sunny Hill.

Kjo ngjarje do të mbahet në Parkun e Gërmisë në kryqyetet, ndërsa tashmë janë dhënë edhe detajet e para, shkruan Indeksonline.

Festivali do të nis më 10 gusht dhe do të zgjas tre ditë dëri më 12.

Brenda këtyre tri ditëve do të performojë edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa.


Babai i Dua-s ka ditë që po qëndron në Prishtinë, ku edhe po bën përgatitjet e festivalit së bashku me stafin organizativ.

Ndryshe biletat do të dalin shumë shpejtë në shitje./Indeksonline/