75 Mall Live Search
14:28 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / G T

Bëhet e madhe në mediat gjermane, disa lojtarë të Bayernit vonohen në stërvitje

Skuadra e Bayern Munchen me trajnerin Vincent Kompany kishte lënë takim stërvitor sot në orën 9:00 të mëngjesit.

Por, disa lojtarë u vonuan, në veçanti anësori, Michael Olise, shkruan Indeksonline

Bild.de, i ka përcjellur “live” vonesat e lojtarëve të Bayern Munchen.

Olise erdhi shumë vonë

Në orën 8:59 të mëngjeshit erdhi Ericj Dier, dhe ishte me fat sepse gati sa nuk e goditi një çiklist.

Në orën 9 mbërri Alphonso Davies, kurse një minut më vonë Jamal Musiala.

Kjo ishte afër: Dier vjen, çiklisti duhej të frenonte

Anësori, Michael Olise u vonua. Ai arriti në stërvitje në orën 9:06 të mëngjesit. Pika e takimit ishte në orën 9.

Sonte në orën 20:30, Bayern Munchen udhëton drejt Stuttgartit për të luajtur derbin e javës së 24-të në Bundesliga./Indeksonline/