10:22 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / S Z

Bëhet hapi i parë për rrugën Prizren-Tetovë, ministri Aliu jep detaje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur, ka miratuar vendimin e parë, për shpronësimin e parcelave për realizimin e Projektit të rrugës Prizren – Tetovë.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ka thënë se po shkojnë me hapa të shpejtë drejt fillimit të ndërtimit të rrugës Prishtinë-Tetovë.

“Ky vendim i hapë rrugë inicimit të proceduravë për shpalljen e njoftimit për tenderimin e kësaj rruge, e që do të bëhet shumë shpejt”, ka shkruar Aliu në Facebook. .

Postimi i plotë i ministrit Aliu:

Me hapa të shpejt drejt fillimit të ndërtimit të rrugës Prizren – Tetovë

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, miratuam vendimin e parë për shpronësimin e parcelave për realizimin e Projektit të rrugës Prizren – Tetovë.

Kjo rrugë lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në dy anët e maleve të Sharrit – respektivisht lidhet auto ruta europiane E65 në Maqedoninë e Veriut me auto rutën E80 në Kosovë.

Lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i ofron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson hapjen e një korridori të ri rrugor që ka impakt në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Ky vendim i hapë rrugë inicimit të proceduravë për shpalljen e njoftimit për tenderimin e kësaj rruge, e që do të bëhet shumë shpejt.