23:36 / E Diele, 08 Korrik 2018

Bëhet hit në internet, kjo ishte arsyeja përse qau kur gruaja e tij lindi! (Foto)

Meshkujt shumë shpesh kanë emocione më të shtuara kur partneret e tyre lindin; pra kjo ndodhë pavarësisht nëse është hera e parë apo jo.

Një baba është bërë hit në internet pas një fotografie ku ai shihet duke qarë nga lumturia, jo për shkak të ardhjes së të porsalindurit por për shkak të gruas së tij.

Kristie Clark, një fotograf i lindjeve në Dallas, kapi ngjarjen dhe zbuloi pse ai po qante, transmeton Indeksonline.

Pas një shtatzënie të komplikuar, ishte hera e parë që gruaja e tij po buzëqeshte në dhjetë muaj.

Gruaja po vuante nga një sëmundje dhe ajo u shtrua në spital katër herë gjatë shtatzënisë për shkak të dehidrimit dhe nuk ishte në gjendje ta ushqente veten, ndërsa partneri i saj po ndiqte mjerimin e saj.

Të dy të lumtur që shtatzënia po mbaronte, i bën një thirrje Kirstit të fotografonte lindjen e fëmijës së tyre./Indeksonline/