09:27 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / L K

Bëhet hit vallëzimi i Kosovare Asllanit me këngën e kroates së famshme

Skuadra suedeze e futbollit për femra ka postuar në Instagram një video të stërvitjes së futbollisteve. Në plan të parë është Kosovare Asllani, futbollistja me origjinë nga Kosova.

Në video, Asllani kërcen dhe këndon së bashku me këngën e Severinës Uno Momento. Kosovare Asllani është 34 vjeç. Ajo është me prejardhje nga Suedia, por rrënjët e saj janë nga Kosova, prandaj edhe ka marrë emrin.

Në karrierën e saj ajo ishte lojtare e Real Madridit, PSG-së, Manchester Cityt, ndërsa tani luan për AC Milan./Indeksonline/