Bëhet “hor” kampioni i FA Cup, eliminohet nga skuadra e ligës së gjashtë angleze
Kampioni në fuqi i “FA Cup”, Crystal Palace është eliminuar që në raundin e tretë
Ata u mposhtën nga skuadra e Macclesfield Town, skuadër kjo e cila bën gara në ligën e gjashtë të Anglisë.
Golat për vendasit i shënuan Buckley dhe Dawson, ndërsa të vetmin për Crystal Palace e shënoi Yeremy Pino në fund të ndeshjes.
Macclesfield, kështu kalon në raundin e katërt, ku ende nuk dihet kundërshtari i tyre i radhës./IndeksOnline/

