16:55 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / Blerim

Bëhet interesante Grupi B, Rusia mposht Finlandën

Kombëtarja e Rusisë ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Europian EURO20.

Rusët mposhten minimalisht 1 me 0 Kombëtaren e Finlandës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Saint Petersburg’, shkruan IndeksOnline

Image

Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutat e fundit të pjesës së parë. Ishte sulmuesi Aleksei Miranchuk, ai që shënoi golin për t’ia siguruar 3 pikë të arta Kombëtares së Rusisë.

Me këtë fitore, Rusia tani shkon në kuotën e tre pikëve, aq sa ka Belgjika (një ndeshje më pak) dhe Finlanda.

Me zero pikë në Grupin B është Kombëtarja e Danimarkës (një ndeshje më pak)./IndeksOnline/