Bëhet konstituimi i grupit parlamentar të Miqësisë Kosovë – Britani e Madhe

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së sotme është konstituuar Grupin e Miqësisë Britani e Madhe – Kosovë, shkruan IndeksOnline.
Ajo këtë e vlerësoi si një arritje të mëdhe për Kuvendin e Kosovës, ku do të thellohen më shumë temat me rëndësi të veçantë për të dyja vendet.
Postimi:
Bashkë me kolegët deputetë, sot e kemi mbajtë mbledhjen e parë dhe njëherit e kemi konstituuar Grupin e Miqësisë Britani e Madhe – Kosovë, përmes së cilit ne do të angazhohemi që miqësinë me Parlamentin Britanik ta thellojmë më shumë në temat me rëndësi të veçantë për të dyja vendet.
Për Kuvendin e Kosovës, është arritje e lartë bashkëpunimi dhe avancimi i raporteve ndërparlamentare ndërmjet të dy shteteve. Sepse Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar që aleatin e çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës, ta ketë mik të përhershëm e të veçantë të saj.
Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, e në këtë aspekt grupi i miqësisë me Britaninë e Madhe do të bëjë të pamundurën e vet që t’i adresojë kërkesat e brendshme në mënyrë që ato t’i realizojë me grupin e miqësisë me Kosovën në Parlamentin Britanik.
