Bëhet miliarderja më e re në botë, i’a ‘vjedh’ titullin Mark Zuckerberg-ut!
Modelja e famshme, Kylie Jenner u zgjodh miliarderja më e re në moshë e të gjithë kohërave, duke tejkaluar edhe krijuesin e rrjetit social ‘Facebook’.
21 vjeçares i’u dha më në fund titulli pas shumë muajve spekulime nga revista ‘Forbes’ pasi zbuluan listën vjetore të miliarderëve.

Ajo ka grumbulluar një vlerë personale neto prej 1 miliardë dollarë përmes linjës së saj të kozmetikës të quajtur ‘Kylie Cosmetics’.

‘Është fuqia e rrjeteve sociale.Kisha ndikim të madh tek njerëzit kur nisa këtë linjë kështu arrita shumë.”-tha modelja për këtë revistë.
Kylie është në kulmin e karrierës së saj dhe duket shumë e lumtur pasi që në këtë moshë ajo ka arritur edhe të bëhet nënë./Indeksonline/
