15:28 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / AR

Bëhet ndërrimi i njësiteve policore kosovare në Jarinjë

Është bërë ndërrimi i përditshëm i njësiteve policore kosovare në Jarinjë, pas orarit 12 orësh.

Ekipi i Indeksonline është në vendngjarje dhe iu informon vazhdimisht.

Pika e bllokadës fillon vetëm pak metra larg pikës së ndërrimit të forcave policore të Njësive Speciale.

Kujtojmë që bllokada e serbëve në Jarinje dhe Bërnjak është në ditën e katërt.