Bëhet ndërrimi i policëve të Kosovës në Durrës
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët dje kanë mbërritur në Durrës dhe Thumanë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti, sot në mëngjes janë zëvendësuar nga grupi tjetër i policëve.
Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar video nga momenti i ndërrimit të patrullave të Policisë së Kosovës në Durrës.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ekipet e FSK-së dhe të shërbimit të zjarrfikësve, po bëjnë një punë të madhe në Shqipëri./Indeksonline/
