Bëhet një analizë nga “Archivo VAR”, goli i Haalandit mbrëmë ishte offside?

Skuadra e Manchester Cityt shënoi një fitore të madhe mbrëmë në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur me rezultatin 2:0 duke marrë kështu kreun e tabelës në Premier League.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Erling Haaland, pas një asisti nga Kevin De Bruyne, shkruan Indeksonline
Edhe pse sistemi i teknologjisë VAR e rishikoi pasimin e Bernardo Silvas te Kevin De Bruyne u kuptua që belgu nuk ishte në pozitë jashtë-loje.
Por, një faqe e njohur tashmë për analiza më të thella të sistemit VAR “Archivo”, thotë se goli i Haalandit nuk është dashur të pranohet, pasi Kevin De Bruyne ishte në “offside”.
Kujtojmë që skuadra e Cityt tashmë është lidere e Premier League vetëm një ndeshje pa përfunduar sezoni 2023/24./Indeksonline/