Bëhet një “pazar” mes Al Ittihadit dhe Fenerbahces, N’Golo Kante po rikthehet në futbollin europian
Futbollisti francez, N’Golo Kante është duke u rikthyer në futbollin europian dhe është shumë pranë marrëveshjes me Fenerbahcen.
Siç raportohet në mediat e huaja, skuadra e Fenerbahces ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe klubin e Al Ittihadit për transferimin e mesfushorit, shkruan Indeksonline
Por, ky nuk është “pazari” i vetëm që janë duke e bërë dy klubet.
Skuadra arabe është duke e transferuar sulmuesin, En Nesyri – i cili shihet si zëvendësues i Karim Benzemas që është pranë largimit./Indeksonline/
🚨💣 Fenerbahçe and Al Ittihad are now in advanced talks for double deal: N’Golo Kanté to Fenerbahçe, En Nesyri to Al Ittihad!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 1, 2026
As revealed, Al Ittihad consider En Nesyri if Karim Benzema leaves. 🟡⚫️
Kanté to Fenerbahçe, now at final stages. 🔵🟡 pic.twitter.com/IT5H7xfQvl

