75 Mall Live Search
13:27 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bëhet përrallë Resul Sinani, del katastrofë me vota

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Resul Sinani është bërë përrallë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Jo që s’ka arritur të bëhet deputet,  mirëpo i njëjti nuk ka arritur as shifrën e një mijë votave, shkruan Indeksonline

Në listën e publikuar del se Sinani, i cili njëherësh është profesor në një kolegj privat, ka arritur të marrë vetëm 862 vota.

Ndryshe, koalicioni AAK-PSD ka arritur të renditet e si parti e katërta në zgjedhjet e përgjithshme me 11%. Kësisoj, partia e Ramush Haradinajt do t’i ketë 13 deputetë në Parlamentin e Republikës.