75 Mall Live Search
10:10 / E Martë, 10 Maj 2022 / AR

Bëhet pranim – dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Kosovës

Me datë 10.05.2022, është bërë pranim – dorëzimi i detyrës ndërmjet U.D. Kryetarit të Gjykatës së Apelit, Afrim Shala dhe Kryetarit të sapo zgjedhur, Valon Totaj.

U.D., Afrim Shala, i uroi Kryetarit të Ri, Valon Totaj detyrën e re, duke e njoftuar për rrjedhën e punës, duke dorëzuar planin e punës, vendimet dhe shkresat e tjera për vazhdimin e punës.

Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, e falënderoi U.D., Afrim Shalën për angazhimin e tanishëm duke i uruar suksese në angazhimet e tij të mëtutjeshme profesionale.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj shprehu angazhimin dhe kontributin e tij për ofrimin e bashkëpunimit me të gjithë gjyqtarët dhe stafin e kësaj gjykate, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të punës së gjykatës.