Bëhet “sebep” Daut Haradinaj, pajtohen familjet Verbovci dhe Tigani
Në festën e Kurban Bajrami, me ndërmjetësimin e Daut Haradinaj është arritur pajtimi mes familjes Verbovci dhe familjes Tigani, pas një konflikti dhe plagosjeje të rëndë më herët.
Këtë e ka bërë të ditur Daut Haradina j përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
“Sot e nisa ditën me mikun tim Albert Muçaj, i cili në festën e Kurban Bajramit shtriu dorën e pajtimit ndaj familjes Verbovci dhe familjes Tigani, pas një plagosjeje të rëndë. Kjo ditë dhe ky veprim i madh që e bëri Alberti le të shërbejë si shembull për gjithë kombin tonë, t’ia shtrijmë dorën njëri- tjetrit, të bashkohemi si popull, sepse vetëm të bashkuar mund të ecim përpara.
Nuk duhet të ketë plumba mes vëllezërve shqiptarë. Falja nuk është ligësi e as dobësi, falja është forcë, burrëri dhe virtyt i shqiptarit të mirë. Respekt për Albertin dhe Jonin për këtë nder të madh.
I nderuar qofsh”, ka shkruar Haradinaj.

