Bëhet sërish interesante gara për titull në Serie A, Interi barazon ndaj Parmas

Skuadra e Interit nuk ka arritur më shumë se një pikë ndaj Parmas në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Rezultati ndeshjes ishte 2:2.
Mysafirët ishin duke fituar 0:2 pas pjesës së parë, me golat e shënuara nga: Darmian dhe Thuram, shkruan Indeksonline
Por, në pjesën e dytë skuadra vendase barazoi shifrat në 2:2.
Fillimisht shënoi Bernabe në minutën e 60’të dhe më pas, Ondrejka në minutën e 69’të.
Me këtë pikë, Interi shkon në kuotën e 68 pikëve në pozitën e parë, katër më shumë se vendi i dytë, Napoli (64) që ka një ndeshje më pak.//Indeksonline/
⚽️ GOAL: Jacob Ondrejka
— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 5, 2025
🇮🇹 Parma 2-2 Interpic.twitter.com/Wc0nwgGSn3