75 Mall Live Search
23:06 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / OSH

Bëhet shkëmbimi i tretë i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë

Ukraina ka kryer një shkëmbim të burgosurish me Rusinë, shkëmbimi i tretë i tillë që nga fillimi i luftës, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Sipas saj, 12 ushtarë ukrainas që ishin zënë rob do të kthehen në shtëpi.

Ajo shtoi se 14 civilë po ktheheshin gjithashtu në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes.

Megjithatë, nuk u dhanë detaje se sa rusë ishin liruar.