75 Mall Live Search
07:32 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bëhet shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi pritet të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, Projektligji për Sport dhe të tjerë, transmeton Indeksonline.

Mbledhja zhvillohet me fillim nga ora 12:00 në sallën N 303 në ndërtesën e Kuvendit./Indeksonline/