75 Mall Live Search
09:19 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / P M

Bëhet shkrumb e hi një shtëpi në Bllagajë të Pejës

Një shtëpi është bërë shkrumb e hi mbrëmë në fshatin Bllagajë të Komunës së Pejës.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline duket se zjarri ka përfshirë të gjithë shtëpinë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve, policia dhe ekipet emergjente, të cilat kanë arritur ta lokalizonin zjarrin dhe të parandalonin përhapjen e tij në shtëpitë përreth.