75 Mall Live Search
18:03 / E Diele, 11 Janar 2026 / F.R

Bëhet thirrje për kujdes në trafik, shkak ngricat

Drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, ka bërë thirrje për kujdes në trafik.

“Në shumë pjesë të vendit, sot kushtet e motit janë më të vështirësuara dhe kërkojnë që shoferët e automjeteve të kenë fokus dhe konsideratë shtesë. Kërkohet të ushtroni kujdes maksimal. Mos harroni, nuk jeni vetëm në rrugë”, ka shkruar ai.

Sot Instituti Hidrometeorologjik  i Kosovës ka njoftuar se temperaturat do të jenë të ulëta, gjë që krijohen kushte për ngrica.