Bëhet thirrje për ndihmë, në 3 zona snuk ka shkuar fare ndihma!
Gazetarja Ergisa Bejkollari ka njoftuar se në tre zona nuk kanë shkuar ndihma fare, pasi që këto vendodhje nuk janë transmetuar në media.
Bejkollari bën thirrje që të ndihmohet çadra, mbulesa e gjëra tjera ushqimore.
Shkrimi i saj i plotë në Facebook:
Njoftim i rëndësishëm:
Janë 3 vatra ku nuk kanë shkuar ndihma fare (ose kanë shkuar shumë pak) sepse
këto vendodhje nuk janë transmetuar në media.
SHKONI ME MAKINA PERSONALE. MOS PRISNI TË ORGANIZOHENI ME AUTOBUSA SEPSE SITUATA ËSHTË KRITIKE. NJERËZIT DUAN TË USHQEHEN DHE TË NGROHEN SOT GJATË NATËS.
Ju lutem dërgoni ndihma
(kryesisht çadra dhe mbulesa për tu mbrojtur nga i ftohti) në:
1- LAÇ (Kontakto Kryetaren e Bashkisë Majlinda Cara në 0686874854)
2- ISHËM (Kontakto 0694335906 Sokol Kallaku dhe kryeplakun 0682721767 Bilbil Letija)
3- PEZË (Kanë nevoja për çadra dhe ngrohje. Kontakto Edi Gogu 0692261999)