23:05 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / AR

Bëhet thirrje që të ndalohet gjuetia e patave te egra

Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi ka bërë thirrje që të ndalohet menjëherë gjuetia e patave te egra.

Në një postim të tyre në Facebook, thonë se ka muaj që flitet për gjuetinë e patave të egra në Kaçanik dhe rrethinën e saj mirëpo nuk janë marrë masat e duhura, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Gjatë kësaj vere ishim dëshmitarë të kthimit masiv të disa grupeve të patave të egra në rrethinën e Hanit të Elezit, Kacanikut dhe Shtërpcës. Kjo dyndje masive i shtoi hjeshinë rrethinës dhe filloj plotësimi i cilikit të pasurimit të ekosistemit.

Për fat të keq sic duket kjo duhet të jetë afatshkurtër dhe po zhduken me të madhe këto shpezë që përveq që tregojnë se po ngjallet ekosistemi i ynë, jep edhe një fije shprese për të ardhmen më të mirë të gjelbër ne sinkronizim me natyrën.

 Ka disa muaj qe flitet për gjuetinë e patave të egra ne Kacanik dhe rrethinën e saj. Si c’do gjë e rëndësishme edhe këto biseda i kemi degjuar si zakonisht nëpër kafene, bile disa edhe flasin me të madhe për emra të përveqshëm se si filani e fisteku i kishte gjuajtë disa pata dhe e “kishte bo namin”.

Poashtu, ne jemi të indinjuar se si deri më tani askush nuk ka dalë me ndonjë shpjegim adekuat se si lejohen këto gjana të ndodhin para hundës sonë. Jemi dëshmitarë se në kampanjën e sapo përfunduar të gjithë që kërkuan votën tonë e kishin gojën plot me projekte për turizëm, mjedis të qëndrueshëm e ruajtje të mjedisit. Këto veprime dhe kjo situatë e spjegon se e tëra ishtë as më shumë e as më pak se një mashtrim i votuesit nga pozita/opozita.

 Ne si OJQ kemi kontaktuar me Federatën e Gjuetarëve të Republikës së Kosovës të cilët na konfirmuan zyrtarisht se ata nuk e menaxhojnë komunën ë Kacanikut, por atë e menaxhon një grup njerëzish dhe se egziston një bashkëpunim ne mes të Shoqatës se Gjuetarëve dhe një departamenti mbrenda Komunës së Kacanikut.

Pa hyrë shumë në detajet dhe paragjykime se a kanë leje përkatësë këta gjuetare që shetisin të kamulfluar dhe e dëmtojnë rëndë ekositemin dhe balancin natyrorë në kemi këto kerkesa:

1. Të ndalohet menjihere gjuetia e patave te egra.

2. Të identifikohen individët të cilët vazhdimisht janë pengesë për zhvillimin e një ekosistemi të qëndrueshëm.

3. Të edukohen nga Shoqata e Gjuetarëve “Dreri” këta individë

4. Të mos jenë pengesë në zhvillimin e qëndrueshëm të ekosistemit