Bëhet viral incidenti mes Alec Balwin dhe të shoqes

Një situatë e tensionuar u zhvillua gjatë një interviste të Alec dhe Hilaria Baldwin për “ExtraTV”, ku çifti po diskutonte mbi jetën e tyre familjare dhe projektet e reja televizive.
Teksa Hilaria po fliste për mundësinë e një sezoni të dytë të reality show-t “The Baldwins”, Alec e ndërpreu duke bërë një koment me humor: “Shfaqja e Hilarias.” Fillimisht, ajo e priti me sportivitet, por ndërhyrjet e vazhdueshme e bënë të humbte durimin. Kur Alec shtoi: “Do të jetë mirë. Ti je një fituese.”, Hilaria reagoi ashpër duke thënë: “O Zot. Kur të flas unë, ti nuk do të flasësh.”
Aktori kërkoi falje, por ajo e përsëriti me vendosmëri, duke ngritur duart. Për ta kthyer situatën në shaka, Hilaria u kthye nga gazetari dhe tha: “Prandaj duhet ta ndërpresim emisionin.” Megjithatë, pas një pauze, ajo vazhdoi me tone më të qeta, duke thënë se reality show i tyre synon të tregojë jetën e tyre pa filtra.
Ndërsa intervista vazhdonte, Alec vijoi të bënte komente ndërhyrëse, të cilat duket se e shpërqendruan Hilariën. Ajo e akuzoi se po e bënte me qëllim, ndërsa ai i tha me humor: “Unë jam thjesht i magjepsur nga bukuria jote.” Por Hilaria nuk e priti mirë këtë koment dhe iu përgjigj: “O Zot! Ndaloni, po më mërzitni. Nuk është e lezetshme. Po më shpërqendroni.”
Momenti kulmoi kur Alec i pëshpëriti diçka jashtë kamerës, duke bërë që Hilaria të thoshte: “Po e lë këtë intervistë tani.” Në fund, gazetari tentoi të rikthente fokusin te reality show dhe jeta e tyre familjare, por Alec u largua nga tapeti i kuq.