75 Mall Live Search
11:08 / E Premte, 18 Prill 2025 / Z S

Bëhet viral momenti kur Julian Deda rrëshqet në “Big Brother VIP”, gati të përplasej me Gjestin

Një video e Julian Dedës brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Aktori, së bashku me figura të tjera publike, vizituan finalistët Gjestin, Rozanën, Eglën dhe Laertin për t’u dhënë mbështetje.

Gjatë bisedës me ta, Juli rrëshqiti papritur dhe për pak sa nuk u përplas me Gjestin.

Ngjarja u prit me të qeshura, duke u shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale./Indeksonline/